Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë festën e Pashkëve.
Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se këtë pranverë, në këtë kremtim, urojmë që shpresa dhe jeta të triumfojë mbi gjithçka, që ndihma ta mbizotërojë egoizmin, që e drejta ta largojë të keqen, së bashku dhe me vullnetin dhe përpjekjen e të gjithëve.
Për shumë mot Pashkën.
Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën. I trokasin vezët e kuqe në ndërrimin e së shtunës me të dielën dhe urojnë njëri-tjetrin për fillim të ri, në përqafime gëzimi për ringjalljen e shpresës.
Ju uroj qytetarëve tanë të besimit ortodoks Pashkë të gëzuar!
Për çdo vit në pranverë, sipas traditës mijëvjeçare, besimtarët me familjet dhe miqtë e tyre pas kreshmës 40 ditore, kremtojnë javën e shenjtë që kulmon me Pashkën ditën e diel.
Këtë pranverë, në këtë kremtim, urojmë që shpresa dhe jeta të triumfojë mbi gjithçka, që ndihma ta mbizotërojë egoizmin, që e drejta ta largojë të keqen, së bashku dhe me vullnetin dhe përpjekjen e të gjithëve.
Dashuria do ta mposhtë përfundimisht urrejtjen.
Pashkë të bekuar!