Build Skills with our trainings

Sign up now!

Latifi: Norvegjia ka sistem shëndetësor të avancuar, një bashkëpunim i tillë mundëson shkëmbimin e përvojave

Pri 24, 2022

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, u taku me mjekë dhe profesionistë shëndetësor shqiptarë të cilët jetojnë dhe veprojnë në Norvegji.

Takimi në formën e bashkëbisedimit u realizua në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Oslo, me ç’rast u trajtuan tema dhe problematika të ndryshme të shëndetësisë së Kosovës.

Theks të veçantë iu dha identifikimit të formave dhe mundësive që profesionistët shëndetësor që jetojnë jashtë vendit të mund të kontribuojnë në transformimin e shëndetësisë së Kosovës.

Ministri Latifi tha se pasi që Norvegjia ka një sistem shëndetësor shumë të avancuar, një bashkëpunim i tillë, mundëson shkëmbimin e përvojave apo ekspertizave me manltelbardhët në Kosovë, duke filluar nga mjekët, infermirët dhe të tjerët.

“Shëndetësia e Kosovës ka nevojë për ide dhe projekte të mëdha dhe për këtë kontributi i gjithsecilit prej jush është jo vetëm i mirëseardhur, por edhe i domosdoshëm. Nuk është e thënë që secili prej jush të kthehet në Kosovë për të zhvilluar veprimtarinë tuaj profesionale atje, pasi jo të gjithë kanë mundësi që të bëjnë një gjë të tillë në këtë fazë, por gjithnjë ekziston mundësia që edhe nga këtu të kontribuoni në përmirësimin e sistemit tonë shëndetësor”, tha ndër të tjera Latifi në këtë takim.

Ministri Latifi shpalosi para të pranishmëve në detaje shtatë shtyllat kryesore të transformimit të sistemit shëndetësor të Kosovës si dhe dhe projektet prioritare përmes të cilave do të bëhet i mundur ky transformim.

Më tej, takimi vijoi në formën e bashkëbisedimit ku të pranishmit shtruan pyetje për problematikat e ndryshme të shëndetësisë në Kosovë dhe dhënë edhe sygjerime të vlefshme për adresimin e tyre, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM