Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka uruar presidentin Emmanuel Macron, për rizgjedhjen e tij.
Presidentja Osmani ka thënë se pret me padurim që të forcojmë bashkëpunimin dhe të thellojmë marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme bilaterale, thuhet në faqen zyrtare të Zyrës së Presidentes.
E uroj Presidentin Emmanuel Macron për rizgjedhjen e tij sonte.
Pres me padurim që të forcojmë bashkëpunimin dhe të thellojmë marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme bilaterale.
Përkrahja e Francës është thelbësore për rrugëtimin tonë të qëndrueshëm euro-atlantik.