Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPB: Sistemi “ATS-G” do të rris kapacitetet në shkëmbim të informatave në parandalimin e krimit të organizuar

Pri 26, 2022

Ministria e Punëve të Brendshme, ka filluar trajnimin e zyrtarëve të Njësisë së Informacionit të Pasagjerëve (NJIP), në kuadër të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) për prezantimin e sistemit “ATS-G”.

Pjesëtarët e kësaj njësie po marrin përvojat dhe shkëmbejnë praktikat nga zyrtarët amerikanë që po përkrahet nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Siguri Nacionale (US DHS), Dogana dhe Siguria Kufitare e SHBA (US Customs and Border Protection) dhe Ambasada Amerikane në Republikën e Kosovës, konkretisht nga programi ICITAP.

Delegacioni në fjalë u mirëprit nga ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga zv./ministri i MPB-së/Koordinator Nacional për MIK Blerim Gashani, Kimberly Avery Riffe nga Programi ICITAP i Ambasadës së SHBA-së në RKS dhe stafi menaxherial i QKMK-së.

Ministri potencoi se ky sistem do të rris kapacitetet e autoriteteve të cilat zbatojnë ligjin dhe QKMK- së për target, analizë dhe shkëmbim në kohë reale të informatave relevante për qëllim të parandalimit dhe luftimit të terrorizmit dhe formave tjera të krimit të organizuar si dhe krimeve të rënda dhe me këtë të ofrojë siguri në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu ministri Sveçla falënderoi partnerët amerikanë për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen dhe funksionalizimin e NJIP-së për ofrimin e këtij trajnimi dhe njëkohësisht vlerësoi punën e zyrtarëve të NJIP, me ç ‘rast potencoi rëndësinë e funksionalizimit të plotë të NJIP dhe uroi për punë të mbarë gjatë këtij trajnimi, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM