Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe homologu i saj, nga Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës, Nick Haekkerup, sot nënshkruan Traktatin i cili i hap rrugë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në avancimin e shërbimeve korrektuese, sikurse edhe përkrahjen e projekteve për energji të gjelbër si dhe promovimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut ndërmjet dy vendeve.
Nënshkrimi i Traktatit pason nënshkrimin e letër-qëllimeve ndërmjet ministrave të drejtësisë dhe ekonomisë së të dy vendeve me datën 21 dhjetor 2021, i cili shpreh përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit politik dhe zhvillimor, duke nxitur dhe thelluar tutje partneritetin ndërmjet dy vendeve, në fusha me interes të përbashkët, thuhet në komunikatën për media e MD-së.