Build Skills with our trainings

Sign up now!

Deliu-Kodra: Të themelohet Komisioni Hetimor për energjinë, të zbardhet e vërteta e shitblerjes së rrymës

Pri 27, 2022

Partia Demokratike e Kosovës në një konferencë për media ka kërkuar që nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës, Komisioni Hetimor për krizën energjetike të përkrahet dhe të votohet nga deputetët e Vetëvendosjes.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra tha se nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës në rend dite është Komisioni Hetimor për të zbardhur keqmenaxhimin që ka ndodhur me rastin e krizës energjetike në vend, dhe bllokada që i është bërë këtij komisioni nga partia në pushtet vetëm sa e dëshmon se diçka po fshihet në këtë proces.

“Në kohën kur çmimi i energjisë elektrike është rritur për 100 për qind, natyrisht ka pasur një rritje që ka afektuar qytetarët e Republikës së Kosovës dhe në të njëjtën kohë shihet se qeveria ka subvencionuar me 125 milionë euro energjinë elektrike në kohë të krizës, ndërkohë që ne kemi ngritur dilemat tona sepse nuk kemi asnjë informatë se ku kanë shkuar mjetet e subvencionuara të energjisë elektrike”, tha ajo.

Po ashtu, Deliu tha se mediumi publik RTK nuk ka transmetuar në edicionin e tij qendror të lajmeve konferencën e jashtëzakonshme të PDK-së, të mbajtur dje, ku kryetari i GP të PDK-së, Abelard Tahiri dhe deputeti Ferat Shala kanë prezantuar fakte se gjatë muajve shkurt, mars dhe prill, Kosova më shumë ka eksportuar sesa ka importuar energji elektrike.

“Ne nuk kemi parë asnjë transmetim të konferencës së djeshme ku u prezantuan me fakte, me argumente, me statistika se si është keqmenaxhuar në kohën e krizës me çmimet e energjisë elektrike dhe si janë dëmtuar qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Në anën tjetër, anëtari i kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj tha se Komisioni Hetimor i propozuar nga opozita duhet të aprovohet në seancën e nesërme pa asnjë vonesë, sepse vonesat shkojnë në dëm të xhepit të qytetarëve të Kosovës.

“Eshtë shumë e rëndësishme që çështja e Komisionit Hetimor të inicuar nga opozita dhe çështja e Komisionit Hetimor të inicuar sot nga GP i Lëvizjes Vetëvendosje janë dy çështje të ndara. Aq sa është e rëndësishme që të hetohet e kaluara, edhe më e rëndësishme është të hetohet menaxhimi i krizës energjetike, koston e të cilit po e mbajnë qytetarët e Kosovës në faturat e tyre të rrymës“, tha ai.

Nikaj theksoi skandali Ballkanik energjetik në të cilin është i përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci e shton rëndësinë e themelimit të këtij Komisioni.

“Rëndësinë e themelimit sa më parë të Komisionit Hetimor e shton edhe skandali Ballkanik energjetik në të cilin është i përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci. Mediat sllovene aludojnë se është bërë shpërlarje parash dhe tregti me energji. Kjo është bazë e mjaftueshme dhe dëshmi shtesë pse Komisioni duhet të themelohet”, tha Nikaj.

Hezitimi i partisë në pushtet për të themeluar këtë Komision, aq më keq për ta penguar, vetëm sa i shton dyshimet edhe më shumë, prandaj, themelimi urgjent i këtij komisioni që të zbardhet e tërë e vërteta është e domosdoshme, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM