Build Skills with our trainings

Sign up now!

LVV me qytetarë te Biblioteka Kombëtare, mbjellën 1617 fidane në kujtim dhe nderim të 1617 të pagjeturve

Pri 27, 2022

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar sot një aktivitet ku ministra, deputetë e aktivistë së bashku me qytetarë u mblodhën te Biblioteka Kombëtare për mbjelljen e 1617 fidanëve në kujtim dhe nderim të 1617 të pagjeturve. Deputetët e Lëvizjes, Tinka Kurti dhe Salih Zyba folën për këtë aktivitet.

Deputetja Tinka Kurti tha që kjo mbjellje po bëhet në kuadrin e historisë dhe brezave që vinë, ngase një fidan i do dekada të rritet e t’i bëjë hije njeriut, atëherë kur gjurmët e luftës 1998-1999 të jenë shuar nga të qenit të gjalla, studentëve e të rinjve që vinë nga i gjithë vendi u shfaqet para një memorial prej pemësh përmallimi që patën brezat para tyre për humbjen e Profesor Ukshin Hotit, dhe gjithë të tjerëve.

Deputeti, Salih Zyba, kujtoi që ashtu siç pasluftës çështja e të pagjeturve ka qenë ndër çështjet e para, edhe tash me qeverinë e re ajo është prioritet në secilin proces të jashtëm e komunikues me shtetet tjera, e në veçanti me Serbinë. Zyba foli edhe për masakrën e Mejës që sot shënon 23 vjetorin dhe për Serbinë që duhet t’i kthej trupat e zhdukur me dhunë e të përballet me krimet e saj gjenocidale.

“Ndër çështjet e para të Kosovës së pasluftës ka qenë çështja e pagjeturve. “Të gjithëve na mungojnë” vazhdon të mbetet parulla përfaqësuese që kërkon drejtësi e kthim të trupave të vrarë që mbahen të fshehura nga Serbia. 27 prilli na kujton jo vetëm gjenocidin e shtetit serb, jo vetëm në vrasjet e masakrimet ndaj civilëve në Kosovë, por edhe fshehjen e organizuar të trupave të njerëzve tanë. Kjo e dyfishon krimin.

Në secilin takim edhe me Serbinë, por edhe me shtete të tjera vazhdimisht jemi duke e theksuar se ndër të vetmet tema që nuk pret është çështja e të pagjeturve. Serbia së pari duhet t’i kthejë të gjithë trupat që i mban nëpër varrezat masive në Serbi dhe pastaj të përballet me krimet e gjenocidit që i ka shkaktuar në Kosovë”, tha Zyba.

Aktiviteti i mbjelljes së fidanëve do të vazhdojë deri në 17 qershor, në ditën kur shënojmë edhe ditëlindjen e profesorit dhe intelektualit, Ukshin Hoti, i cili u burgos dhe ende pa u liruar u kidnapua nga shteti i Serbisë dhe për fatin e të cilit ende nuk dimë asgjë.

Ftojmë qytetarët që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti duke mbjellur fidanë në shënim të kësaj dite, thuhet në postimin në Facebook të LVV-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM