Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria miraton ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike

Pri 27, 2022

Qeveria në mbledhjen elektronike të zhvilluar sot ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar. 

Sipas këtij vendimi ndahen mjete buxhetore në shumë prej 7.300.000,00€ (shtatë milionë e treqind mijë euro), për zbatimin e pikës 1.4 të Vendimit të Qeverisë Nr. 10/69, të datës 13.04.2022, si masë për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës së Kosovës, Masa 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. 

Mjetet e ndara do të merren nga nën-programi “Programi i Ringjalljes Ekonomike” dhe ndahen për zbatimin e shtesës prej 100 Euro për punonjësit e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM