Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim një delegacion të lartë të nënoficerëve të prirë nga Rreshter majori Easton, Nënoficeri Madhor i Komandës Evropiane të Forcave Amerikane (EUCOM).
Gjeneral Jashari e falënderoi delegacionin për mbështetjen e vazhdueshme për Korin e Nënoficerëve si dhe për planet e përbashkëta për zhvillimin e mëtutjeshëm, ai gjithashtu kërkoi mbështetjen e mëtutjeshme të nënoficerëve të Komandës Evropiane të Forcave Amerikane (EUCOM) në ushtrime dhe aktivitete të përbashkëta.
Rreshter majori Easton premtoi mbështetjen e komandës së tij për Forcën e Sigurisë së Kosovës në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve në të gjitha fushat e veçanërisht atë të Nënoficerëve.
Në takim u theksua rëndësia e Korit të Nënoficerëve për zhvillimin e ushtrisë sonë dhe roli kyç i tyre në funksionimin e zinxhirit komandues, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.