Build Skills with our trainings

Sign up now!

KRU Prishtina: Pagesat e ujit mund të realizohen përmes platformës “Pagesa Direkte”

Pri 29, 2022

KRU ”Prishtina” ka bërë të ditur se pagesat e shpenzimit të ujit tashmë mund t’i realizoni direkt përmes platformës “ Pagesa Direkte ” ose për ju të cilët tanimë jeni të regjistruar në platformën e kartelës online, mund të bëni edhe pagesat e faturës së shpenzimit të ujit në kohë reale.

Platforma “Pagesa Direkte” në ueb faqen e KRU “Prishtina” sh.a është zhvillimi i fundit që u mundëson konsumatorëve pagesa të shpejta vetëm duke shënuar të dhënat e kërkuara online.

Pagesa Direkte dallon nga pagesat e tjera, ngase është e destinuar vetëm për pagesa të ujit, shpejt, lehtë pa pasur nevojë të regjistroheni.

Çka ju duhet të bëni është të  vizitoni www.kartela.kru-prishtina.com, në menun kryesore shtypni, pagesa direkte, pastaj shënoni të dhënat tuaja, si  shifrën e konsumatorit dhe  të dhënat bankare.

Jo vetëm kaq, pasi nëpërmjet kësaj platforme elektronike, konsumatorëve të regjistruar u krijohet mundësia për lehtësira të tjera, siç janë edhe kontrollimi i shpenzimeve te ujit,  pagesave,  faturave dhe administrimi i më shumë se një ujëmatës.

Për të gjithë konsumatorët shtëpiak apo komercial që jetojnë jashtë Kosovës, shërbimet e ujit te shpenzuar dhe pagesat per pronat e tyre mund t’i bëjnë përmes web-it ose përmes telefonit, mjafton që të vizitoni web faqen e KRU “Prishtina” sh.a

Për të pasur qasje në këtë shërbim duhet të bëhet regjistrimi, i cili është një procedurë shumë e thjeshtë.

Mjafton që konsumatori të ndjekë udhëzimet e faqes nëpërmjet vendosjes së të dhënave të faturës me KRU “Prishtina” sh.a .

E-Krup së shpejti edhe në platformën android dhe IOS, thuhet në komunikatën për media e KRU Prishtina.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM