Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Komisioni i Granteve aprovon financimin lokal për periudhën 2023-2025

Pri 29, 2022

Nën udhëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është përmbyllur sot takimi i Komisionit të Granteve, ku u diskutua dhe u aprovua financimi komunal për vitin 2023.

Ministri Murati u shpreh se drafti i përgatitur nga MFPT për financimin lokal për periudhën 2023- 2025 është i bazuar në legjislacionin për financat publike dhe aprovimi i këtij drafti do t’u mundësojë komunave dhe nivelit qendror zhvillimin e rregullt të procesit buxhetor.

Granti i Përgjithshëm për vitin 2023 u miratua me rritje prej 32 % që paraqet rritjen më të madhe ndonjëherë, e cila e shprehur në vlera nominale kap shumën prej 255.2 milionë euro. Kjo rritje e theksuar e vlerës së Grantit të Përgjithshëm vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i rritjes rekord të të hyrave në Buxhetin e Shtetit.

Rritje kishte edhe në fushën e arsimit ku u shtuan politika të reja si shtimi i numrit të asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta në 500, duke përmbushur kështu edhe një zotim tjetër të Qeverisë. Po ashtu, në kuadër të këtyre politikave përfshihen edhe angazhimi i 59 konsulentëve të karrierës nëpër shkollat e mesme të ulta në vend, si dhe shtimi i 30 profesionistëve të Teknologjisë Informative.

Në fushën e shëndetësisë politikat e reja përfshijnë shtimin e personelit shëndetësor prej 299 profesionistësh në shëndetësinë primare, vizitat për gra shtatzëna e fëmijë, si dhe vizitat për persona në kujdes paliativ, apo persona që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën.

Në total, buxheti komunal për vitin 2023 është rritur për 86.1 milionë euro më shumë krahasuar me vitin paraprak.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mbetet e përkushtuar në qëllimin e saj për ngritjen e mirëqenies sociale, si dhe e vlerëson lartë bashkëpunimin me nivelin komunal që t’u gjendemi sa më afër qytetarëve, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM