Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj përkujton 32 vjetorin e faljeve të gjaqeve në Verrat e Llukës të Komunës së Deçanit

Maj 1, 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka përkujtuar 32 vjetorin e faljeve të gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit.

Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se në këtë tubim morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, ku u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare.

 

Sot bëhen 32 vjet nga tubimi historik për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit.

 

Në këtë tubim madhështor morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, me ç‘rast u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare.

 

Aksionin për pajtimin e gjaqeve, plagëve dhe ngatërresave i drejtuar nga rinia studentore, intelektualët dhe prijës fetar shqiptar të Kosovës, më në krye të Madhin profesor Anton Çetta, tregoi fuqinë e bashkimit të shqiptarëve, karshi dhunës, presionit dhe politikës anti shqiptare të shtetit serb.

 

Do të kujtojmë gjithmonë Verrat e Llukës bashkë me thënien epike të Profesor Anton Çettës se: “Kombi shqiptar kurrë nuk ka qenë më unik. Pas këtij pajtiimi e bashkimi, nuk ka fuqi që mund ta gjunjëzojë këtë popull”.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM