Build Skills with our trainings

Sign up now!

AGK shënon Ditën e Lirisë së Shtypit me moton, “Mediat nuk janë armiku”

Maj 3, 2022

Me rastin e shënimit Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës nëpërmjet një deklarate të përbashkët kanë adresuar shqetësimet për Qeverinë, Institucionet e Sundimit të Ligjit dhe akterët e tjerë relevantë, për ta ngritur zërin e tyre ndaj cenimit të lirisë së medias, sigurisë së gazetarëve, gjuhës denigruese ndaj gazetarëve dhe ndikimit të saj në besimin në media.

Këtë deklaratë, Bordi i AGK-së e ka adresuar përmes një konference për shtyp që është mbajtur pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës.

3 Maji – shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Kjo ditë shënohet që nga viti 1993, e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të bashkuara, e cila shërben për t’ua përkujtuar qeverive nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për lirinë e shtypit. 3 Maji, gjithashtu është një ditë reflektimi në mesin e profesionistëve të medieve për lirinë e shtypit dhe etikën profesionale, thuhet në faqen zyrtare të AGK-së.

 

Në fillim të dekadës së tretë të lirisë së Kosovës, roli i mediave mbetet po aq vital për zhvillimin demokratik të saj.

 

Ndër vite, gazetarët dhe mediat kosovare kanë luajtur rolin e tyre primar – informimin e publikut dhe mbajtjen përgjegjës të njerëzve në pushtet që kanë udhëhequr e udhëheqin me vendin.

 

Ndodhë rrallë që politikanët të jenë të kënaqur me punën e mediave, dhe gazetarët nuk kërkojnë dhe nuk presin një gjë të tillë. Por, ajo që presin është që njerëzit në pushtet të njohin rolin dhe profesionin e gazetarit dhe ta respektojnë atë.

 

Sulmet e vazhdueshme dhe të orkestruara nga pushteti aktual, shpeshherë të bëra me gjuhë ‘politikisht në rregull’, janë duke e degraduar profesionin e gazetarit si asnjëherë më parë. Kjo sjellje, në kombinim me mbylljen e institucioneve dhe mostransparencën që ka mbizotëruar gjatë tërë vitit të kaluar, e bën punën e gazetarit shumë të vështirë.

 

Tentativa e politikanëve që skandalet të fshihen duke sulmuar gazetarët me narrativën e mirë-orkestruar që “ata shpifin, mos iu besoni”, është e rrezikshme dhe i bën gazetarët të duken kinse janë armiku i vendit. Kur kjo narrativë bëhet e përditshme, atëherë ajo përbën kërcënim direkt për sigurinë e gazetarëve.

 

Në vend të nxitjes së urrejtjes ndaj gazetarëve, fuqia politike e pushtetarëve sot duhet të përdoret për të përmirësuar ambientin e të bërit gazetari duke adresuar fillimisht të gjitha kritikat që janë dhënë nga raporte kredibile ndërkombëtare.

 

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, ne kërkojmë që politkanët të ndalin menjëherë bojkotimin e mediave, të japin llogari rregullisht, të respektojnë legjislacionin për qasje në dokumente publike, të mos sulmojnë apo nxisin urrejtje ndaj gazetarëve, dhe të krijojnë kushte për luftimin efektiv të pandëshkueshmërisë së sulmeve ndaj gazetarëve.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM