Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi mirëpritet nga Simon MORDUE, shef i Politikës së Jashtme në Kabinetin e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles MICHEL.
Në vazhdën e qëndrimit në Bruksel, Krasniqi është mirëpritur nga MORDUE, Shef i Politikës së Jashtme si dhe Simona Gueorguieva, këshilltare për Politikën e Jashtme në Kabinetin e Charles MICHEL, Presidentit të Këshillit Evropian.
Në takim është diskutuar për progresin që është bërë së fundmi nga Institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti për reformat që po bëhen në fushën e qeverisjes lokale. Po ashtu, është biseduar për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ministri Krasniqi falënderoi Mordue dhe Gueorguieva për mbështetjen e aspiratave Evropiane të popullit të Kosovës si dhe përkrahjen e Institucioneve të Kosovës ndër vite, thuhet në komunikatën për media e MAPL-së.