Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria i gëzohet përparimit të lirisë së mediave dhe e konsideron sukses të përbashkët

Maj 3, 2022

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Qeveria e Kosovës i uron mediat dhe përfaqësuesit e tyre, si dhe i falëndëron për bashkëpunimin dhe raportimin e vazhdueshëm.

Qeveria në postimin në Facebook ka thënë se Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit për vitin 2022, i publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij, e rendit Kosovën në vendin e 61-të. Kjo është renditja më e lartë e Kosovës ndonjëherë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit dhe vjen si rezultat i përmirësimit për 17 vende.

 

Qeveria jonë i gëzohet përparimit të lirisë së mediave dhe e konsideron sukses të përbashkët.

 

Do të vazhdojmë të angazhohemi me përkushtim që mediave dhe punëtorëve medial t’ju krijojmë ambient sa më të sigurtë dhe të përshtatshëm, në mënyrë që ata të ushtrojnë të lirë dhe të papenguar profesionin e tyre.

 

Mediat e pavarura, të lira, objektive dhe profesionale janë aleatët tanë në përpjekjet për zhvillimin e shoqërisë së lirë e demokratike dhe ruajtjen e saj.

 

Këtë vit, falë vullnetit të shumicës parlamentare në Kuvend, për herë të parë, punonjësit medial janë përfshirë si kategori përfituese për ndihmë juridike falas.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM