Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Baerbock: Mbështetje e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Maj 4, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga ministrja e Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Duke e falënderuar ministren Baerbock për qasjen parimore dhe qëndrimin e saj aktiv pro-evropian, kryeministri Kurti theksoi lidhjen e fortë dhe të veçantë të Republikës së Kosovës me Republikës Federale të Gjermanisë.

Ministrja vlerësoi mbështetjen e Kosovës dhe pozicionimin me Bashkimin Evropian, duke vendosur sanksione kundër Rusisë dhe gatishmërinë për strehim të refugjatëve nga Ukraina.

Në takimin e përbashkët me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u bisedua për mundësitë në rritje për bashkëpunim dypalësh ndërmjet të dyja vendeve dhe takimeve më të shpeshta ndërmjet ministrave. Kryeministri Kurti veçoi potencialin për investime në Kosovë dhe mërgatën e madhe të Kosovës në Gjermani. U bisedua për domosdoshmërinë e fazave të reja të bashkë punimin me theks në investime ekonomike dhe në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional.

Kryeministri theksoi përkrahjen e fuqishme të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Procesin e Berlinit, rolin konstruktiv të Kosovës në bashkëpunimin rajonal si dhe në procesin e dialogut. Ai i foli për të arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë vit qeverisje, veçanërisht luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Puna në luftimin e korrupsionit në  Kosovë është sinjal i mirë  dhe shembull për vendet e tjera, tha ministrja Baerbok. Ajo rikonfirmoi mbështetjen e Republikës Federale të Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM