Build Skills with our trainings

Sign up now!

Fillon edicioni i 33-të i Festivalit “Hasi Jehon”

Maj 6, 2022

Në Gjonaj të Hasit, në Kodrën e Pajtimit, ka filluar edicioni i 33 I Festivalit “Hasi Jehon”. Festivali nisi me ekspozitën e prodhimeve të bukës, ndërsa festivalin e hapi drejtori i Kulturës Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit Adem Morina. Mikëpritësi ShKA “Malësori” e hapi mbrëmjen e parë ndërsa Shoqëritë Kulturore Artistike Çeta e Profetëve, Deçani nga Deçani dhe Katarina Josipi nga Zymi u paraitën me programet e tyre.

Haziz Hodaj, drejtor i Festivalit falenderoi pjesëmarrësit e pranishëm. Ai tha se hasjanët bukën e kemi armën kryesore, është trashëgima jonë shpitrtërore, por edhe trashëgimia jonë ekzistenciale, kështu që në hapje të Festivalit në dhjetëvjetëshin e fundit e kemi praktiku që ta hapim edhe ekspozitën e prodhimit të bukës, të gjitha prodhimeve, duke filluar nga buka e misrit, bukën pogaqe deri te prodhimet më moderne të furrave për të tregu se ne jemi hasjanë.

Kurse Adem Morina, drejtor i Kulturës Rinisë dhe Sportit pasi i përshëndeti të pranishmit në emër të kryetarit Shaqir Totaj uroi edicionin e 33 të Festivalit “Hasi Jehon”.

Ne si Drejtori e Kulturës jemi pranë Festivalit “Hasi Jehon dhe të gjitha atyre festivaleve që promovojnë vlerat kulturore, të trashëgimisë, kështu që e përgëzoj drejtorin e Festivalit dhe ju urojmë suksese të gjitha grupeve arstistike” tha ai.

Festivali Hasi Jehon ka munguar qe dy vite, në kohën e pandemisë, kështu që këtë vit Hasi, por të gjitha trevat shqiptare, kanë një festival mbarëkombëtar, thuhet në komunikatën për media e Festivalit Hasi Jehon.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM