Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Haxhiu dhe Manja, zotohen për arritjen e marrëveshjes për dënimet alternative

Qer 20, 2022

Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, ministrat e Drejtësisë të të dyja vendeve, Albulena Haxhiu dhe Ulsi Manja, janë zotuar për hartimin, negocimin dhe arritjen.

Po ashtu, Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës ka ndërmarrë tre nisma me Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, përmes së cilave garantohet reciprociteti në lejimin e ushtrimit të profesionit të avokatit dhe ndërmjetësuesit në të dyja shtetet, si dhe mundësohet njohja e ndërsjellët e provimit të jurisprudencës.

Po ashtu, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit dhe plotësimin e nevojave të qytetarëve të të dyja vendeve, do të themelohet një grup i përbashkët për të parë mundësinë e zbatimit të reciprocitetit edhe në çështjet e tjera.

Kjo shtrirje e bashkëpunimit vjen si kërkesë dhe nevojë e qytetarëve të të dyja vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, prandaj edhe zgjerimi e thellimi i këtij bashkëpunimi, në marrëveshjet e zotuara për këtë qëllim, i kontribuon drejtpërdrejt interesit tonë të përgjithshëm dhe të përbashkët, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM