Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Hidhet hapi i parë drejt bashkimit doganor Kosovë-Shqipëri

Qer 20, 2022

Në mbledhjen e mbajtur në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka nënshkruar dy marrëveshje me homologen nga Shqipëria, ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Marrëveshjet e nënshkruara sot synojnë zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit në mes të të dy vendeve në fushën e marrëdhënieve doganore dhe mirëqenies sociale.

Përkatësisht, marrëveshja e nënshkruar në mes të ministrit Murati dhe ministres Ibrahimaj që përkon me fushën e bashkëpunimit doganor, synon krijimin e një grupi të përbashkët pune, i cili do të fokusohet në vlerësimin e faktorëve që ndikojnë në zhvillimin e mundësive për bashkim doganor, përpilimin e planit të veprimit dhe hartimin e një studimi kost-benefit për mundësitë, dhe hapat që duhet të ndërmirren për bashkimin doganor Kosovë-Shqipëri.

Në anën tjetër në këtë mbledhje po ashtu, Ministri Murati dhe Ministrja Ibrahimaj nënshkruan marrëveshje që ndërlidhet me fushën e mbrojtjes sociale e cila synon vendosjen e kornizave administrative për implementimin e Marrëveshjes për Sigurime Shoqërore. Kjo marrëveshje ka si objektiv kryesor sigurimin e mbrojtjes shoqërore për qytetarët që jetojnë në të dy vendet, duke u mundësuar atyre të realizojnë të drejtat e tyre siç janë pensionet e moshës, pensionet familjare, pensionet invalidore të punës, si dhe të realizojnë të drejtën në pension nga fondi i kursimeve pensionale individuale.

Të dyja këto marrëveshje edhe më tej fuqizojnë bashkëpunimin e suksesshëm e të vazhdueshëm me Republikën e Shqipërisë dhe shtyjnë përpara vizionin e përbashkët për ngritje të mirëqenies së qytetarëve në të dyja vendet, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM