Build Skills with our trainings

Sign up now!

Oda Amerikane kërkon nga Kuvendi të mos votojë tërheqjen e kursimeve pensionale

Qer 22, 2022

Në kohën kur pritet të nisë shqyrtimi i ndryshimeve të propozuara të Ligjit për Fondet Pensionale nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, u bënë thirrje deputetëve që të mos aprovojnë këtë nismë ligjore.

Të mundësuarit e tërheqjes së kursimeve pensionale nuk duhet të jetë përgjigje në sfidat aktuale ekonomiko-sociale të vendit, kjo edhe për shkak të pasigurive të shumta që karakterizojnë mjedisin ekonomik global dhe thellimin e mëtejmë të vështirësive në muajt në vijim.

Oda Amerikane thekson se pavarësisht autoritetit të tyre, deputetët e Kuvendit të Republikës kanë përgjegjësi që të nxjerrin politika të cilat garantojnë dhe përmirësojnë në mënyrë të vazhdueshme mirëqenien e qytetarëve, prandaj nuk mbështet nismat të cilat gërryejnë perspektivën për jetë të dinjitetshme pas moshës së pensionimit.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit edhe thirrjen e saj për dialog gjithëpërfshirës, në rend të parë ndërmjet hisedarëve politikë, por edhe të tjerëve, për një program të masave monetare e fiskale, të cilat do të adresonin sfidat aktuale dhe do të lehtësonin jetesën e qytetarëve, thuhet në komunikatën për media e OEAK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM