Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Mbrojtja e parasë publike, parim kyç me të cilin duhet të udhëhiqen të gjitha politikat publike

Qer 25, 2022

Mbrojtja e parasë publike është parim kyç me të cilin duhet të udhëhiqen të gjitha politikat publike, e kjo arrihet vetëm nëpërmjet menaxhimit të mirëfilltë të financave publike, ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në sesionin e dytë të takimit me kryetarët e nënkryetarët e komunave të Kosovës, ku u diskutua për zhvillimin ekonomik dhe investimet.

Kryeministri Kurti theksoi se si Qeveri e Republikës, që nga fillimi i mandatit, kemi punuar në ndërtimin e mekanizmave që ndikojnë në avansimin e sistemit të buxhetimit e shpenzimit, e deri tek vendosja e kontrolleve të brendshme për të siguruar mirëmenaxhim e llogaridhënie.

“Në këtë drejtim, kemi punuar në koncept-dokumentin për menaxhimin e financave publike, që shënon hapin e parë në drejtim të avansimit të legjislacionit i cili ndërlidhet me forcimin e sistemit aktual të financave publike dhe adresimin e mangësive në arkitekturën aktuale administrative”, tha ai.

Duke folur për angazhimin e Qeverisë për mbështetjen e nivelit komunal me qëllim të rritjes se mirëqenies së qytetarëve, kryeministri tha se si rezultat i rritjes rekord të të hyrave buxhetore, Granti i Përgjithshëm për vitin 2023 është miratuar nga Komisioni i Granteve me një rritje prej 32 për qind.

“Pra, kemi rreth 255.2 milionë euro më shumë buxhet të ndarë nga niveli qendror për nivelin komunal. E në këtë Komision miratuam edhe politika të reja si angazhimi i 59 konsulentëve të karrierës në shkollat e mesme të ulëta, rritjen e numrit të asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta në 500, shtimin e 30 profesionistëve të TI-së, rritjen e numrit të personelit shëndetësor në shëndetësinë primare prej 299 profesionistëve, dhe mundësimin e realizimit të vizitave për gra shtatzëna e fëmijë dhe persona në kujdesin paliativ”, tha kryeministri Kurti.

Ai rikujtoi nënshkrimin me shumë komuna të nismës Karta për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme, përmes së cilës synohet përmirësimi i performancës ekonomike, nxitja e inovacioneve për të krijuar sektorë të rinj të biznesit, për t’i bërë komunat tona të qëndrueshme në aspektin mjedisor, si dhe për të përmirësuar cilësinë e jetesës sonë e të brezave që do të vijnë pas nesh.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, foli për ridizajnimin e kornizës  ligjore për financat publike që ka për qëllim që të sigurohet menaxhim më i mirë dhe më i përgjegjshëm i parasë publike. Po ashtu, kemi në plan që në nivel kombëtar të trajtojmë çështjet problematike, siç janë ato për furnizimin me ujin e pijes, ambientin, por edhe edukimin e hershëm të fëmijëve.

Kryetarët dhe nënkryetarët e komunave gjatë diskutimit folën për problemet në komunat e tyre dhe nevojën për bashkërendim më të intensifikuar me ministritë e linjës. Si probleme kryesore që kërkojnë zgjidhje me prioritet për të rritur investimet brenda vendit dhe ato të huaja, ata theksuan përmirësimin e furnizimit me ujë të pijes dhe për ujitje të tokave bujqësore, nevojën për trajtimin e ujërave të zeza dhe të përpunimit të mbeturinave, mungesën e inspektorëve komunalë e të tjera.

Kryeministri Kurti u kërkoi udhëheqësve komunalë që të bashkëpunojnë më shumë me njëri-tjetrin dhe të bashkërendohen më shumë me mërgimtarët nga komunat e tyre për rritjen e investimeve në vendlindje.

Takimi punues me kryetarët e nënkryetarët e komunave të Kosovës është organizuar nga zëvendëskryeministrja Emilija Redžepi. Në sesionin e parë të takimit u diskutua për sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, me theks te zbatimi i të drejtave të komuniteteve pakicë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

Mbrojtja e parasë publike është parim kyç me të cilin duhet të udhëhiqen të gjitha politikat publike, e kjo arrihet vetëm nëpërmjet menaxhimit të mirëfilltë të financave publike. Si Qeveri e Republikës, që nga fillimi i mandatit, kemi punuar në ndërtimin e mekanizmave të cilët ndikojnë në avansimin e sistemit të buxhetimit e shpenzimit, deri tek vendosja e kontrolleve të brendshme për të siguruar mirëmenaxhim e llogaridhënie.

Në këtë drejtim, kemi punuar në koncept-dokumentin për menaxhimin e financave publike, që shënon hapin e parë në drejtim të avansimit të legjislacionit i cili ndërlidhet me forcimin e sistemit aktual të financave publike dhe adresimin e mangësive në arkitekturën aktuale administrative. 

Kemi filluar ndërlidhjen e sistemeve të ndryshme elektronike, duke realizuar kështu edhe agjendën dixhitale, për të siguruar disponueshmërinë e mjeteve buxhetore për realizimin e projekteve të ndryshme dhe lehtësimin e barrës administrative për disa nga zyrtarët.

Kemi punuar edhe për mbështetjen e nivelit komunal ashtu që të rrisim edhe më tej mirëqenien e qytetarëve. Si rezultat i rritjes rekord të të hyrave buxhetore, Granti i Përgjithshëm për vitin 2023 është miratuar nga Komisioni i Granteve me një rritje prej 32%. Pra, kemi rreth 255.2 milionë euro më shumë buxhet të ndarë nga niveli qendror për nivelin komunal. E në këtë Komision miratuam edhe politika të reja si angazhimi i 59 konsulentëve të karrierës në shkollat e mesme të ulëta, rritjen e numrit të asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta në 500, shtimin e 30 profesionistëve të TI-së, rritjen e numrit të personelit shëndetësor në shëndetësinë primare prej 299 profesionistëve, dhe mundësimin e realizimit të vizitave për gra shtatzëna e fëmijë dhe persona në kujdesin paliativ.

 

Me shumë nga komunat, kemi nënshkruar bashkë nismën Karta për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme. Përmes saj, synojmë të përmirësojmë performancën ekonomike, të nxisim inovacione për të krijuar sektorë të rinj të biznesit, për t’i bërë komunat tona të qëndrueshme në aspektin mjedisor, si dhe për të përmirësuar cilësinë e jetesës sonë e të brezave që do të vijnë pas nesh.

Në Kuvendin e Republikës kemi dorëzuar Projektligjin për Borxhin Publik dhe Garancitë Shtetërore, i cili parasheh mekanizma për huamarrje nga niveli komunal me qëllim të ofrimit të mundësive shtesë nga Qeveria për komunat për të realizuar projektet e tyre kapitale. Pra, duke ofruar fleksibilitetin e nevojshëm për zbatimin më të shpejtë të projekteve për të rritur cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve tanë.

Po ashtu, jemi duke punuar në Projektligjin për Financat e Pushtetit Lokal në të cilin do të avancojmë formulat për ndarjen e granteve ekzistuese dhe do të shtojmë Grantin e Katërt dhe Grantin për Shërbimet Sociale. Përmes Grantit të Katërt do të sigurojmë ndarje të veçanta buxhetore për realizimin e projekteve të ndryshme kapitale të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve, kurse përmes Grantit për Shërbimet Sociale do të sigurojmë financim të qëndrueshëm për shërbimet sociale që ofrohen ndaj grupeve më të cenueshme të shoqërisë.

Me Programin qeverisës, vizioni ynë është krijimi i qeverisjes lokale të qëndrueshme, të hapur dhe me mundësi për të gjithë, të cilën synojmë të arrijmë me anë të rritjes së autonomisë lokale dhe forcimit të aftësisë së komunave për shërbime më të mira.

Andaj, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dua ta konfirmoj përkushtimin për të vazhduar mbështetjen dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm me komunat.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM