Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 shënon hapin vendimtar për realizimin e ëndrrës shekullore për Kosovën

Kor 2, 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 32 vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese ka thënë se themelet e shtetit të janë ngritur mbi vendimin e delegatëve të 2 Korrikut, ndaj sot Kosova është shtet i pavarur, i lirë dhe sovran, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

 

Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990 shënon hapin vendimtar për realizimin e ëndrrës shekullore për shtetin e Kosovës.

 

114 delegatë të Kuvendit të Kosovës, atëkohë morën guximin që në rrethana dhe kushte të jashtëzakonshme nëpërmjet këtij akti heroik e juridik ta artikulojnë vullnetin e popullit të Kosovës për trajtim të barabartë.

 

Më tepër se tri dekada më parë, gra e burra patën guximin që Kosovës t`ia japin drejtimin e duhur, ta krijojnë bazën për subjektivitet të shtetit në ardhje, ndaj në këtë përvjetor falënderoj secilin që vuri një gur në projektin tonë historik për shtet.

 

Themelet e shtetit të janë ngritur mbi vendimin e delegatëve të 2 Korrikut, ndaj sot Kosova është shtet i pavarur, i lirë dhe sovran!

Urime 2 Korriku!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe popullin e saj!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM