Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti viziton korrje-shirjet në Sopi të Komunës së Suharekës

Kor 3, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot fshatin Sopi të Komunës së Suharekës, ku filluan korrje-shirjet e grurit.

Së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kryeministri vizitoi fermerin Fazli Beqiraj i cili posedon rreth 60 hektarë grurë.

U tha se në saje të thjeshtëzimit të procedurës së aplikimit, janë rritur edhe sipërfaqet e  mbjella. Këtë vit presim rendiment më të lartë po ashtu, për shkak të kushteve të volitshme klimatike që kanë mbizotëruar në vendin tonë.

U theksua se falë mbështetjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, bujqit në Kosovë janë më të përkrahurit, krahasuar me vendet e rajonit. Një hektar me grurë këtë vit  subvencionohet me rreth 474 euro, duke përfshirë për herë të parë subvencionimin e vlerës së akcizës së naftës prej 0.36 cent si dhe plehërimin pranveror me 150 euro për hektarë. Poashtu, bujqit kanë mundësinë e subvencionimit për rendiment të grurit me 0.03 cent për kilogram, përmes dorëzimit në mullinj.

Kultura e grurit ka një rritje prej 216% të mbështetjes financiare krahasuar me qeverisjet e kaluara. Qeveria e Republikës së Kosovës, ka prioritizuar bujqësinë duke rritur përkrahjen deri në 52 milionë euro për Programin e Pagesave Direkte, Subvencioneve 2022, u tha gjatë kësaj vizite, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM