Build Skills with our trainings

Sign up now!

KRU Prishtina: Si trajtohet uji që ne e marrim në krojet tona

Kor 5, 2022

KRU “Prishtina” ka njoftuar qytetarët për proceset teknologjike të trajtimit të ujit.

Uji fillestar merret direkt nga liqeni me pompa dhe dërgohet në Impiantet e trajtimit të ujit, me ç’rast i nënshtrohet proceseve teknologjike për trajtim.

Proceset teknologjike janë : paraoksidimi i cili bëhet me klor të gaztë për t’i oksiduar materiet organike dhe inorganike. Procesi pasues është ajrimi, qëllimi i të cilit është pasurimi me oksigjen, largimi i erës, shijes dhe oksidimi i manganit dhe hekurit.

Koagolimi është procesi i radhës i cili ka për qëllim kthjellimin e ujit.

Për t’u larguar këto papastërti, rol të rëndësishëm ka flokulimi që është proces kimik që si kemikat përdoret polielektroliti. Grimcat e formuara ndalen përmes procesit të filtrimit, ku ky proces është mjaft i rëndësishëm për pastrimin e ujit që është i përbërë prej rëre dhe antracidit ose karbonit aktiv.

Nga filtrat uji shkon në rezervuar grumbullues dhe i nënshtrohet procesit të dezinfektimit ose klorizimit dhe është i gatshëm për pije.

Sasia e klorit në ujë prej rezervuarit duhet të del 0.5 miligram për litër dhe te konsumatori i fundit nuk duhet të jetë më pak se 0.2 miligram për litër.

Kjo sasi është e mjaftueshme si preventivë gjatë rrugëtimit të tij nëpër gypa shpërndarës, pra si preventivë për kontaminim.

I tërë ky proces përcillet me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike që duhet të jenë brenda kufijve të lejuar për ujin e pijshëm sipas Udhëzimit 10 /2021, për konsum njerëzor.

Ju bëftë mirë një gotë ujë, kaluar nëpër të gjitha këto procese teknologjike për trajtim me një monitorim të jashtëzakonshëm nga ekipet profesioniste, thuhet në komunikatën për media e KRU ”Prishtina”.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM