Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestim i të dyshuarve për blerje, posedim dhe shitje e pa autorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike

Kor 6, 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti për Reagim të Shpejtë, përderisa kanë qenë duke patrulluar në lagjen “Arbëria”, kanë ndaluar një motoçikletë (skuter) pa targa ku me të vërejtur policinë i dyshuari B. M. i njohur për policinë e hedh në tokë një çantë krahu e lenë motoçikletën dhe arrin të largohet në drejtim të pa njohur. Afër rrugës ka qenë e parkuar edhe një veturë Golf VI me targa vendore në të cilën kanë qenë dy persona të dyshimtë M. H.(1993) dhe L. S. (1996).

Janë thirrë hetuesit e njësitit antidrogë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik që veprojnë në Gjilan të cilët kanë filluar të merren me rastin, është bërë edhe matja e dëshmive të gjetura:

  • 0.8 gram cigare e mbështjellë (gjoint),
  • Një qese me 34.1 gram e dyshuar si mariuhanë
  • Brenda çantës së hedhur në tokë nga i dyshuari B.M.(1994) janë gjetur 16 paketime me peshë të përgjithshme prej 29.1 gram,

Janë bërë testet fushore dhe ka rezultuar pozitiv të llojit marihuanë, substanca narkotike është konfiskuar si provë materiale për gjykatë. Vetura “Golf 6” me targa vendore dhe “Skuteri” pa targa janë tërhequr nga ana e policisë në Gjilan.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që i dyshuari B. M. i cili është në arrati të arrestohet, gjersa i dyshuari M. H.(1993) pas intervistimit të ndalohet për 48 orë dhe të iniciohet rasti sipas Nenit 267, ndërsa i dyshuari L. S. (1996) pas intervistimit, lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore, departamenti për Krime të Rënda në Gjilan.

Hetimet janë duke u vazhduar nga DHTN- Gjilan, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM