Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti takon teoricienin e mirënjohur botëror, Fukuyama

Kor 6, 2022

Në Tryezën vjetore të 26-të të organizuar nga “The Economist”, pas panelit ku ishte folës Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte një me Francis Fukuyama, teoricienin e mirënjohur botëror nga Chicago, të sistemeve politike dhe ekonomisë politike.

Kryeministri Kurti u takua dhe bisedoi me Prof.Fukuyama duke e njoftuar për progresin demokratik dhe ekonomik në Kosovë si dhe zhvillimet e reja që ndërlidhen me dinamikat gjeopolitike pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë. Diskutuan për Bashkimin Evropian, NATO-n dhe marrëdhëniet e Kosovës me vendet e Ballkanit.

Gjatë këtij takimi, diskutuan edhe se çka mund të mësojmë nga historia dhe teoria për mbrojtjen e të drejtave, drejtësisë dhe demokracisë në të ardhmen. Kryeministri e ftoi Prof.Fukuyama të vijë në Prishtinë e ta vizitojë Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM