Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sveçla- Rizzi: Bashkëpunim në fushën e sigurisë mes Kosovës dhe Italisë

Kor 6, 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim zëvëndësdrejtorin e Policisë së Italisë, Vittorio Rizzi dhe delegacionin e tij.

Në këtë takim ministri Sveçla e njoftoi Rizzi për përkushtimin dhe angazhimet e ministrisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, trafiqeve të ndryshme dhe kontrabandës, reformën në Ministri dhe në agjencitë e saj ekzekutive. 

Gjithashtu gjatë këtij takimi Sveçla e falënderoi Rizzi për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Republikës së Kosovës e në veçanti bashkëpunimin mes dy policive tona.

Në anën tjetër Rizzi theksoi se shteti i tij është i interesuar që të avancojë tutje bashkëpunimin mes Policisë së Italisë dhe Policisë së Kosovës dhe të koordinojë veprime të përbashkëta, me theks të veçantë tek ndërtimi i kapaciteteve në fushën e sigurisë mes dy vendeve.

Në fund të takimi të dy palët u dakorduan në intensifikimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm të policive tona, veçanërisht në fushat të cilat kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar për ofrimin e sigurisë në rajon dhe më gjerë, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM