Build Skills with our trainings

Sign up now!

KRU Prishtina: Të eliminohen të gjitha burimet tjera të furnizmit me ujë, nga puset dhe rezervuarët individual

Kor 14, 2022

KRU”Prishtina” sh.a. u bën thirrje të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit, me qëllim të parandalimit të ndonjë situate të pa këndshme lidhur me cilësinë e ujit të pijshëm, të eliminojnë të gjitha burimet tjera të furnizmit me ujë ; nga puset ( bunaret), rezervuarët individual  apo burimet tjera natyrore  të cilat përdorin sistemin e njejtë të ujësjellësit për t’u furnizuar me ujë të pijshëm, në mënyrë që të mos vie deri te kontaminimi i ujit të pijshëm.

Në rast të kontaminimit të ujit të pijshëm nga përzierja e dy burimeve të ujit në të njejtin rrjet, KRU”Prishtina” sh.a. nuk mban kurrfarë përgjegjësie ligjore, derisa përgjegjësia bie mbi ata të cilët përdorin ujin nga burime tjera.

Pra, ne garantojmë për cilësinë e ujit  për ata konsumatorë të cilët e përdorin ujin vetëm nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit,  por jo edhe për ata konsumatorë që ujin e përdorin nga rezervuarët apo puset individuale.

Qëllimi kryesor i Departamentit të Cilësisë dhe Burimeve  së  Ujit të pijshëm  në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit,, Prishtina,, sh.a. është organizimi dhe funksionimi i tij si departament për kontrollën e kualitetit të ujit, bazuar në Standardet cilësore aplikative ( U.A.10/2021 ) dhe ato Evropiane (Udhëzimi –Direktiva 98/83/EC) mbi kualitetin e ujit për përdorim nga njerëzit. Kjo direktivë përcakton dallimet në mes të parametrave mikrobiologjik dhe atyre fiziko- kimik. Aplikimi i standardeve është në interes të të gjithë konsumatorëve të Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Podujevës, Drenasit, Graçanicës dhe Fabrikës së trajtimit të ujit në Shkabaj. Departamenti i cilësisë së ujit me planin e tij të monitorimit të brendshëm,  ka në procedurë  mbledhjen  dhe marrjen e mostrave të ujit të përpunuar nga rrjeti i ujësjellësit, aeratorëve, liqeneve, etj.

Laboratorët shfrytëzojnë metoda standarde për parametrat të cilat janë të aprovuara nga BE, sipas procedurës të cilat janë dhënë me Direktivën 98 (93) EC. Sipas  planit ditor, javor dhe mujor  për monitorimin  e brendshëm të kualitetit të ujit në KRU ”Prishtina” sh.a, të burimeve sipërfaqësore Albanik, Badoc, Bivolak, Mihaliq (Kanali Ibër-Lepencit) si dhe burimeve nëntokësore Kroni, Obiliq, Shtime, Lipjan, Peran (Podujevë), Miradi , Graqanicë dhe Vragoli si dhe pesëmbedhjetë pikat në rrjetin e qytetit , në aplikim të monitorimit të shpejtë bazik dhe vijues  percjellim kualitetin e ujit të pijshëm në çdo pikë mostrimi.

Cilësia e ujit  është e kontrolluar dhe testuar  me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike sipas parametrave të cilët janë në Pjesën A  dhe  C  në Udhëzimin Administrativ  Nr.10/2021 për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu, thuhet në komunikatën për media e KRU Prishtina.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM