Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Kalim ilegal i kufirit në Bërnjak, vozitësit i gjenden mallra dhe para të gatshme

Kor 15, 2022

Në rrugën magjistrale Bërnjak- Mitrovicë, në afërsi të liqenit të Ujmanit, Njësitë e Policisë Kufitare (NJNSH – Veri), kanë ndaluar një veturë me vozitës mashkull kosovar, i cili dyshohej se kishte kaluar kufirin ilegalisht dhe në veturë kishte mallra që dyshohet se janë të kontrabanduara.

Pas kontrollit në automjet është hasur në një sasi të mallrave të ndryshme si: fellne të reja (4 copë), salveta (palloma-disa pako), zbutës të rrobave, pako me gjëra të ndryshme ushqimore (çokolata, qumësht, pije të gazuara, jogurt, pelena etj.)

Po ashtu gjatë kontrollit në automjet dhe në çantë të krahut, i njëjti person ka pasur në posedim para të gatshme (5010 euro si dhe 128.250 dinar).

Në konsultim me prokurorin, janë hapur rastet “Kalim ilegal i kufirit” dhe “Kontrabandim me mallra”, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Malli i konfiskuar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme ndërsa të hollat me urdhër të prokurorit i janë kthyer palës, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM