Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadoren Hernmarck, falënderon Suedinë për mbështetje Kosovës

Kor 19, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren Hernmarck për bashkëpunimin dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për Republikën e Kosovës përgjatë viteve.

Suedia është ndër katër donatorët më të mëdhenj në Kosovë, e cila ka ndihmuar me mbi 10 milionë euro në vit institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile në projektet për zhvillim ekonomik dhe demokratik, të drejta të njeriut dhe mbrojtje të mjedisit, që kanë ndihmuar në transformimin e shoqërisë tonë.

Kryeministri e falënderoi veçanërisht ambasadoren për rolin e saj aktiv në promovimin e barazisë gjinore dhe mbrojtje të mjedisit.

Ai e përgëzoi edhe për vendimin për aplikim për anëtarësim në NATO, duke theksuar se anëtarësimi i Suedisë në NATO do të jetë vlerë e shtuar për aleancën dhe do të forcojë paqen dhe sigurinë në Evropë.

Ambasadorja Hernmarck falënderoi kryeministrin për bashkëpunimin, duke i uruar suksese me reformat që ka filluar, për stabilitetin institucional që ka sjellë dhe për fokusimin në politika që transformojnë jetët e qytetarëve.

Po ashtu, ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Suedisë për përkrahjen e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm ekonomik, sundim të ligjit dhe shoqëri të lirë e demokratike, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM