Në Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit – Anibar, fituesi i filmit më të mirë për audiencën e re është “Old Gramaphone’s Ghostly Tones” me regji të Zuzana Čupová, Martina Tomková dhe Kryštof Ulbert. Ky është një film për dy hajdutë që në fakt nuk duan të vjedhin, gjithçka që dëshirojnë është të vallëzojnë! Megjithatë, shefi i tyre i keq nuk e aprovon këtë dhe ata duhet të hyjnë në një pallat të braktisur.
Mirënjohja e parë e veçantë në këtë kategori shkon për “The Big Tantrum”, nga regjisorët Celia Tisserant, Arnaud Demuynck. Në këtë film personazhi kryesor Robert nuk ka pasur një ditë të mirë. Ai kthehet nga shkolla me humor të keq dhe babai i tij e dërgon në dhomën e tij.
Mirënjohja e dytë e veçantë shkon për “Theo the WaterTower”, nga regjisori Jaimeen Desai. “Çdo mëngjes, Theo kulla e ujit qan dhe prish qetësinë e fshatit. Roberti dhe qeni i tij përpiqen ta gëzojnë duke kënduar këngë. Por Theo nuk është në humor për të kënduar dhe përpiqet të arratiset, gjë që e çon atë jashtë fshatit dhe në qytet.”
Ndërsa, mirënjohja e veçantë e tretë e kësaj kategorie shkon për filmin “My child” me regji të Hyunjoo KIM. “Megjithëse nëna bën çmos për të rritur fëmijën e saj, fëmija i saj që nuk rritet kurrë aq sa për të mbijetuar do të mbetet vetëm”, thuhet në postimin në Facebook të Anibar.






