Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se një laborator i drogës është shkatërruar sot nga Policia e Kosovës në fshatin Kovaçi të Zubin Potokut.
Sveçla në postimin e tij në Facebook ka thënë se është shkatërruar me sukses laboratori i radhës i substancave narkotike në Zubin Potok, fshati Kovaçi.
Nga njësitet relevante deri tash janë arrestuar 6 persona, (5 të etnisë serbe dhe 1 i etnisë gorane) si dhe janë sekuestruar 50kg marihuanë e gatshme dhe 100 fije duke u përpunuar.
Angazhimi ynë në luftimin e çdo lloj krimi do të vazhdojë me intensitet të shtuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës pa asnjë dallim.






