Build Skills with our trainings

Sign up now!

Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor nis në Prishtinë turneun e saj rajonal 2022

Kor 21, 2022

Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor (WBYO), e mbështetur nga BE-ja dhe Ambasada e Republikës Çeke, do të fillojë sonte në Prishtinë turneun e saj në rajon për vitin 2022 me një koncert në sallën “Bogdani Polis”. 

E themeluar në vitin 2019 si rezultat i punës së realizuar përmes Akademisë Verore të Muzikës Evropiane të mbajtur çdo vit në Kosovë që nga viti 2012, WBYO përbëhet nga 30 muzikantë të rinj nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, si dhe nga disa mysafirë nga BE-ja. 

Ideja dhe misioni prapa Akademisë dhe WBYO-së është t’i bashkojë njerëzit nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja përmes muzikës dhe të kontribuojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. 

Përfitimet nga pjesëmarrja në Akademinë e Muzikës dhe në punën e Orkestrës Rinore për pjesëmarrësit e rinj janë të shumëfishta. Ata përfitojnë aftësi profesionale si dhe e mësojnë disiplinën, por më e rëndësishmja është se duke studiuar, luajtur dhe udhëtuar së bashku ata i zgjerojnë horizontet e tyre si dhe e kuptojnë më mirë BE-në dhe rajonin prej nga vijnë”, tha Pierre Weber, menaxher i Orkestrës.

Fillimit të turneut të vitit 2022 i parapriu një Akademi shtatë-ditore dhe provat e mbajtura në Prishtinë. Pas Prishtinës, nga 22 deri më 30 korrik, ata do të vazhdojnë turneun në Shkup, Novi Sad, Mostar dhe Kotorr. Pas turneut në Ballkanin Perëndimor, ata do të udhëtojnë drejt BE-së.

Përveç mbështetjes së Akademisë Verore të Muzikës Evropiane të organizuar për herë të parë në vitin 2012, Bashkimi Evropian në Kosovë tani po e mbështet turneun e WBYO-së për vitin e tretë radhazi.

Angazhimi i të rinjve nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja në nisma që nxisin bashkëpunim dhe krijojnë lidhje afatgjata në mes tyre është përpjekje e vazhdueshme e Bashkimit Evropian. Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor është një nismë e tillë dhe ne kemi kënaqësinë ta mbështesim atë, veçanërisht pasi e kemi parë se sa të suksesshëm janë, tha ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, muzikantët e WYBO-së u takuan edhe me Ambasadorët e Rinj Evropianë nga Kosova, të cilët janë pjesë e një rrjeti prej 120 ambasadorëve të rinj në Ballkanin Perëndimor, nismë kjo e mbështetur nga Komisioni Evropian. 

Orkestra, e udhëhequr nga drejtori artistik i saj dhe iniciatori i WBYO-së, dirigjenti dhe pianisti gjerman me origjinë shqiptare, Desar Sulejmani, financohet kryesisht nga “Aachen/Land Rotary Club” nga Gjermania. Turneu i vitit 2022 gëzon gjithashtu mbështetjen e Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, Drejtoratit të BE-së për Zgjerim, Ministrive të Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Luksemburgut, “Engagement Global” dhe Forumit Kulturor Austriak në Serbi.

Këtë vit, Orkestra realizoi performancën e saj të parë në Ballkanin Perëndimor në Novi Sad, Kryeqyteti Evropian i Kulturës për vitin 2022, më 9 maj, në Ditën e Evropës. Në gusht, muzikantët e rinj do të performojnë në festivale prestigjioze në Gjermani – Berlin, Kassel, Königswinter, Aachen & Essen – duke e avancuar më tej reputacionin e tyre, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së BE në Kosovë.

 

Për më shumë informata rreth Orkestrës Rinore të Ballkanit Perëndimor, ju lutemi shikoni këtë vegëz

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM