Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.
Wigemark në postimin e tij në Twitter ka thënë se takimi me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka qenë shumë produktiv, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin e e misionit të EULEX-it me Policinë e Kosovës si reagues i dytë i sigurisë dhe për bashkëpunimin në luftimin e korrupsionit dhe krimit në nivel lokal dhe regjional.






