Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka pritur Komandatin e Regjimentit, KFOR-MSU, Maurizio Mele, me ç’rast bashkë me të, në bashkëpunim me Cure2children, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët e shtrirë në Repartin e Hemato-Onkologjisë në QKUK.
ShSKUK ka ndërtuar bashkëpunim me partnerët dhe donatorët, kjo nuk është hera parë që KFOR ndihmon Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.






