Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj i është ndarë “Çelësi i Qytetit”.
Kryebashkiaku Veliaj është ndier i nderuar që ka pranuar “Çelësin e Qytetit” dhe shumë krenar për arritjet e Kosovës, pasi që disa vjet më parë ” askush nuk kishte besuar që ajo do të bëhej e pavarur”.
“Është kënaqësi dhe nder i veçantë për mua që sot, Çelësin e Qytetit të Prishtinës, ia ndaj kryetarit më të suksesshëm që ka pasur ndonjëherë Tirana dhe mikut tim të dashur e fort të çmuar, Erion Veliaj.
Me anë të këtij akti ne pohojmë se forcojmë dhe shtrëngojmë më tej aleancën tonë të palëkundshme dhe frymën e vëllazërisë e të bashkëpunimit mes dy kryeqyteteve dhe vendeve tona, duke dëshmuar se jemi, e duam të mbetemi një.
Këtë çelës të Prishtinës, Erionit ia dhuruam si një simbol që thotë se kryebashkiaku i Tiranës në Kryeqytetin tonë është jo vetëm një mik gjithmonë i mirëpritur, por se tashmë ndodhet në shtëpinë e vet”, ka thënë Rama.