Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Kamberi: Bashkëpunimi i drejtë ndaj mbrojtjes dhe avancimit të drejtave të shqiptarëve, domosdoshmëri e kohës

Kor 22, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pritën në takim deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë dhe kryetarin e Partisë së Veprimit Demokratik, Shaip Kamberi, ish-kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Kurti e uroi Kamberin për zgjedhjen deputet në Kuvendin e Serbisë, pas shumë pengesave e sfidave me përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin në fshatin Tërnoc të Bujanocit. Ai shprehu besimin që Kamberi, sikurse edhe në mandatet e kaluara do të vazhdojë të përfaqësojë me dinjitet shqiptarët dhe se do ta ketë përkrahjen e vazhdueshme nga ai personalisht, por edhe nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Deputeti, Shaip Kamberi ia shprehu kryeministrit Kurti mirënjohjen dhe falënderimin për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbëngulësisë së tij për përfaqësim dhe përkrahjen konkrete që po u jep shqiptarëve në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc. Në veçanti e falënderoi për vendimin në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndarjen e 255 mijë eurove për sigurimin e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë të këtyre tri komunave.

Duke diskutuar për gjendjen e shqiptarëve në përgjithësi në tri komunat, Medvegjë, Preshevë e Bujanoc dhe politikave diskriminuese e shtypëse të Serbisë, kryeministri tha se bashkëpunimi e rreshtimi i drejtë ndaj mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të shqiptarëve nuk është vetëm nevojë, por domosdoshmëri e kohës. Prandaj, ai kërkoi koordinim e angazhim edhe më të madh, vendosmëri e ruajtje të unitetit politik të subjekteve shqiptare.

Takimi i sotëm është në vazhdën e takimeve që kryeministri Kurti mban me përfaqësuesit e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, për ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit për avancimin e të drejtave të shqiptarëve, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM