Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut në hapje të “Manifesta 14 Prishtina”

Kor 22, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit nga Ambasada e Dukatit të Madh të Luksemburgut, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim e (UNDP) dhe Fondacioni i “Manifesta 14 Prishtina” me rastin e hapjes së bienales “Manifesta 14 Prishtina”.

Kosova ka hyrë në një periudhë shumë pozitive dhe konstruktive të historisë tonë kulturore dhe artistike. Ne sot jemi dëshmitarë të një manifestimi të paparë të shpirtit kulturor të popullit të Kosovës, tha Kurti.

Kryeministri Kurti tha se këtë javë me Manifestën, do të jemi dëshmitarë të lidhjeve tona të jashtëzakonshme me Evropën nëpërmjet kulturës, teksa fillojmë një udhëtim kulturor epik prej 100 ditësh me bienalen nomade të Manifestës.

Për ta bërë të mundshme Manifestën, Qeveria e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, qeverisja lokale janë bërë bashkë me të gjithë akterët diplomatikë, përfshirë edhe bashkëpunimin mahnitës me Dukatin e Madh të Luksemburgut.

Kryeministri e falënderoi Dukatin e Madh të Luksemburgut për ndihmën rreth “Manifesta 14 Prishtina” dhe për kontributin e vazhdueshëm financiar për arsimin, shëndetësinë dhe demokratizimin e shoqërisë.

Ai i përgëzoi të gjithë të gjithë organizatorët e  “Manifesta14 Prishtina” për punën e madhe dhe përkushtimin, si dhe uroi për një bienale të shkëlqyeshme dhe 100 ditë të frytshme të jetës artistike, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

Kosova ka hyrë në një periudhë shumë pozitive dhe konstruktive të historisë tonë kulturore dhe artistike.

 

Ne sot jemi dëshmitarë të një manifestimi të paparë të shpirtit kulturor të popullit të Kosovës.

Kosova, në zemër të Ballkanit, popullatë e re, njerëz të lashtë, një kryqëzim mes kontinentesh, ka qenë historikisht nikoqire dhe vend i bashkëbisedimit artistik. Na ka dhënë një trashëgimi kulturore jashtëzakonisht të pasur.

Sot Kosova numëron më shumë se 103 festivale kulturore, me individë e organizata të shumta, që kontribuojnë në kulturë dhe një popullatë e re në rritje që nuk ngopet së konsumuari lloj-lloj kulture.   

Peizazhi ynë kulturor dhe veçanërisht publiku tejet pranues i tij, janë shembulli perfekt se sa shumë popullit tonë i pëlqen ta ndajë me të tjerët vendin dhe vlerat e tij. 

Është shembull sesi komunikimi në demokraci i shtynë përpara lidhjet njerëzore. 

Këtë javë ne do të jemi dëshmitarë të lidhjeve tona të jashtëzakonshme me Evropën nëpërmjet kulturës, teksa fillojmë një udhëtim kulturor epik prej 100 ditësh me bienalen nomade të Manifestës.

Për ta bërë të mundshme Manifestën, Qeveria e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, qeverisja lokale janë bërë bashkë me të gjithë akterët diplomatikë, përfshirë edhe bashkëpunimin mahnitës me Dukatin e Madh të Luksemburgut.

 

Sot, zëvendësi im Besnik Bislimi me shkëlqesinë e tij, ministrin Franz Fayot nënshkruan dy memorandume mirëkuptimi në mes të qeverive të Republikës së Kosovës dhe Luksemburgut.

Do të jenë katër fusha kryesore në të cilat ne do të bashkëpunojmë intensivisht në tri vitet e ardhshme: arsimi dhe trajnimi profesional, shëndetësia, rritja e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe fuqizimi i shoqërisë civile të Kosovës.

 

Kontributi financiar i Dukatit të Madh të Luksemburgut për implementimin e këtij projekti dhe programeve në periudhën 2023-2025 arrin vlerën 35 milionë euro.

 

Ju që jetoni në Prishtinë me siguri e keni vënë re se zëvendësi im shumë shpesh i nënshkruan marrëveshjet në mëngjes, që unë të mund të festoj në mbrëmje.

 

Kam një raport mjaft interesant me zëvendësin tim, raport që unë e çmoj veçanërisht.

 

Lidhjet mes Kosovës dhe Luksemburgut rriten çdo vit dhe tani bashkëpunimi ynë ndërshtetëror bën një hap të ri të rëndësishëm.

 

Në këto kohë kur po testohen vlerat evropiane, ne mund të tregojmë se sa të fuqishëm bëhemi kur qëndrojmë të bashkuar.

Me bashkëpunimin tonë të afërt në kulturë ne tregojmë se shpirti jonë evropian është i pathyeshëm, është një lidhje  e plotë dhe e fuqishme teksa ne bashkojmë kapacitetet, institucionet dhe komunitetet.

 

Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbështesin fuqishëm aktivitetet dhe komunitetin kulturor të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të mbështesim aktivitetet kulturore dhe artistike dhe do të punojmë pa u lodhur që të krijojmë një infrastrukturë të duhur për çlirimin e gjithë potencialit që i duhet peizazhit tonë kulturor dhe artistik për të shkëlqyer brenda dhe jashtë vendit.

 

E vlerësojmë shumë punën e jashtëzakonshme të ekipit të Manifestës për të na ndihmuar në këtë detyrë.

 

Për iniciuesin e parë Yll Rugova, drejtoren e Manifestës zonjën Hedwig Fijen, bordin e Manifestës dhe gjithë ekipit – faleminderit për nivelin e pashembullt të punës deri sot në Kosovë.

 

Me ardhjen në Kosovë, Manifesta sivjet ka zgjeruar kufijtë e saj si organizatë dhe si bienale. Duke e pranuar që jam pak i njëanshëm, unë besoj që kjo Manifestë do të jetë më e mira që ne kemi parë ndonjëherë.

 

Pra, unë jo vetëm që ju përgëzoj juve për gjithë punën e madhe dhe përkushtimin, por dua ta shfrytëzoj rastin që t’i bëjë thirrje secilit prej jush, që të shfrytëzoni këtë mundësi për t’i zgjeruar edhe më tej lidhjet dhe marrëdhëniet tona me njëri-tjetrin, pasiqë momente si ky nuk ndodhin shpesh.

Ju uroj një bienale të shkëlqyeshme dhe 100 ditë të frytshme të jetës artistike.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM