Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Ish-Fabrika e Tullave, në kuadër të Bienales Manifesta po u rikthehet qytetarëve

Kor 22, 2022

Ish-Fabrika e Tullave është një nga objektet që përmes intervenimeve në kuadër të Bienales Manifesta po u rikthehet qytetarëve.

Konsiderohet si hapësira më e rëndësishme post-industriale e Prishtinës. E ndërtuar në vitin 1974, Fabrika e Tullave ishte pjesë themelore e organizimit të infrastrukturës në Kosovë. E pozicionuar në një pikë strategjike, me lehtësi qasjeje me të gjitha zonat e Kosovës, kjo fabrikë procesoi qeramikë dhe materiale të tjera të pastra për të prodhuar tullat që ndërtuan një seri ndërtesash në Prishtinë.

Tulltorja e qytetit do të mbetet hapësirë në shërbim të artistëve dhe qytetarëve të Prishtinës edhe pas “Manifestës”, vend që do të gjallërojë skenën kulturore në zonën përreth, njofton Ministria e Kulturës.

Një ditë nga fillimi i Bienales këtë hapësirë e vizituan drejtoresha Manifesta, Hedwig Fijen, shefja e kabinetit të MKRS, Klodeta Krasniqi, këshilltarët e ministrit Çeku, Nora Arapi, Rozafa Imami, Liburn Jupolli dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM