Build Skills with our trainings

Sign up now!

PEN në kuadër të kampanjës #CleanWaterCrisis sjell rezultatet e lumenjëve të Kosovës

Kor 22, 2022

Në kuadër të kampanjës #CleanWaterCrisis (#KrizaPërUjëTëPastër) që organizata jo-qeveritare PEN (Peer Educators Network) është duke realizuar e ku sjellin rezultatet e lumit Sitnica dhe Drenicë.

Kjo kampanjë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për pasojat e ujit të ndotur në ekosistem. Javën që shkoi kanë marrë nga dy mostra të ujit në katër lumenjtë e Kosovës: Sitnicë, Llap, Lepenc, dhe në lumin Drenica.

Në bazë të direktivës Evropiane për ujëra sipërfaqësore, lumi Drenica i takon statusit të moderuar (i ndotur). Përderisa në burim të lumit cilësia e ujit është e statusit të mirë, kjo cilësi bie drastikisht përgjatë shtratit të lumit – duke u ndotur kryesisht nga ujërat e zeza.

Po ashtu, ju sjellim edhe rezultatet laboratorike të cilësisë së ujit të lumit Sitnica. Në bazë të direktivës Evropiane për ujëra sipërfaqësorë, lumi Sitnica i takon statusit të moderuar (i ndotur). Në këtë lum kemi marrë vetëm një mostër duke marrë parasysh që ky lum nuk ka burim por është formuar nga rrjedha të lumenjve tjerë.

Në tabelë vëreni parametrat kimikë dhe fizikë. Vlerat me ngjyrë portokalli dhe të kuqe tregojnë për vlerat e larta të ndotjes tek parametrat e ndryshëm – e kuqja tregon ndotje më të lartë. Këto të dhëna janë përpunuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Më detajisht, kemi marrë shtatë mostra të ujit në katër lumenj të Kosovës:

  • Sitnicë – 1 mostër;
  • Llap – 2 mostra;
  • Lepenc – 2 mostra;
  • Drenica – 2 mostra.

Këto mostra janë marrë në këtë formë në mënyrë që të bëjmë krahasimin e rezultateve të nivelit të ndotjes përgjatë shtrirjes së lumit.

Mostrat e marra në teren janë realizuar në bashkëpunim me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës. Më pas, ekspertët e fushës kanë analizuar më thellësisht përbërjet fizike dhe kimike të ujit. Të dhënat e gjeneruara nga analiza e mostrave do të publikohen gjatë kësaj jave në rrjetet sociale të PEN.

Kjo kampanjë zhvillohet në kuadër të projektit #HumanRightivism, ku donator është Qeveria Suedeze, si dhe projekti menaxhohet nga CDF, thuhet në komunikatën për media e OJQ PEN.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM