Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot ka pritur presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se presidentit Meta me kënaqësi i ka shpalosur aktivitetet dhe ngjarjet e shumta që po ndodhin në Prishtinë dhe se i ka dhuruar “Çelësin e kryeqytetit të Kosovës”.
Rastisi që kjo vizitë të ndodhë në një periudhë mjaft dinamike për Prishtinën, me aktivitete e ngjarje të shumta, të cilat me kënaqësi ia shpalosa Presidentit dhe delegacionit shoqërues nga Shqipëria.
Në shenjë simbolike, Presidentit i dhuruam Çelësin e Kryeqytetit të Kosovës.