KRU “Prishtina” kërkon nga qytetarët të shpenzojnë racionalisht ujin e pijshëm.
Duhet të mundësohet që secili konsumator të ketë furnizim me ujë, në këtë kohë me temperatura mjaft të larta.
Në çdo pikë trajtimi, në të gjitha qytetet, po trajtojmë ujë me kapacitet maksimal dhe pavarësisht kapacitetit maksimal në trajtim dhe shpërndarje, temperaturat e larta po shoqërohen me kërkesë jashtëzakonisht të madhe për ujë, rrjedhimisht edhe keqpërdorime të larta.
Kjo është arsyeja pse disa pika të larta të furnizimit kanë mungesë të ujit të pijshëm, ani pse ne po bëjmë çmos që të ketë shpërndarje të barabartë, thuhet në komunikatën për media e KRU Prishtina.
Ujë për të gjithë!
Kontribuo në përdorim të drejt të ujit të pijshëm!