KDI në vazhdimësi është duke shpërfaqur shqetësime lidhur me blerjen e medikamenteve nga UNOPS me çmime shumë të larta, si dhe i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të kërkoj llogari nga UNOPS për këto çmime të cilat përfundimisht i paguan qytetari i Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS) ka kontraktuar blerjen e produktit Paracetamol 1gr për injeksion me çmimin prej 3.80 EURO për njësi. Ky produkt në tregun me pakicë (barnatoret) në Kosovë shitet me një çmim rreth 1.00 EURO për njësi.
Në vazhdim, KDI i bënë thirrje edhe Kuvendit të Kosovës, Komisioni për Shëndetësi dhe Komisionit për menaxhimin e financave publike që të mbajnë në llogaridhënie Ministrinë e Shëndetësisë për shpenzimet enorme të bëra përmes kontratës që Ministria e Shëndetësisë ia ka dhënë UNOPS-it për blerjet e produkteve medicinale.
Po ashtu, kërkojmë nga Zyra Kombëtare e Auditimit, të bëjë një auditim urgjent të performancës së kësaj kontrate ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNOPS-it, thuhet në postimin në Facebook te KDI-së.