Manifesta Biennial bën të ditur se çdo ditë nga programi 100-ditor në Prishtinë, do të ndajnë punën e një prej 103 pjesëmarrësve nga e gjithë bota ku sot kanë filluar me artistin, regjisorin dhe shkrimtarin Christian Nyampeta.
Në kinemanë e braktisur të Kino Rinisë, Christian Nyampeta prezanton për çdo orë shfaqje të filmit të tij Sometimes It Was Beautiful, si dhe fragmente nga puna e tij e ardhshme, Lovers in a Dangerous Spacetime.
Pjesë e instalacionit janë po ashtu karrigat e falura nga shumë njerëz të ndryshëm nga Prishtina.
Kjo ndërhyrje, së bashku me pjesën tjetër të programit është e hapur çdo ditë, përveç të hënës, nga ora 10.00-20.00, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta Biennial.
Picture 1 and 3: A Long Trailer for a Film about Lovers in a Dangerous Spacetime, 2021, © Christian Nyampeta. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev