Ministri i Mbrojtjes, Armend Mahj sot ka pritur në takim Komisioneren Parlamentare për Forcat e Armatosura të Gjermanisë, Dr Eva Högl me delegacionin e saj.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se me Dr. Högl ka biseduar për procesin e realizimit të konceptit të Komisionerit të cilin e kanë diskutuar së bashku edhe në takimin e vitit të kaluar në Gjermani.
Nga ana e saj, Dr. Högl ka uruar miratimin e javës së kaluar të Projektligjit për Komisionerit Parlamentar të FSK-së dhe ka siguruar mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë në procesin e funksionalizimit të këtij institucioni shumë me rëndësi.