Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka ërkujtuar 11 vjetorin e vrasjes së Enver Zymberit nga strukturat kriminale të drejtuara nga Serbia.
Sveçla në postimin e tij në Facebook ka thësë se së bashku me kolegët e tij nga Policia e Kosovës kanë qenë në vendin e rënies së heroit ku kanë vendosur buqetë me lule, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç.
Historia e shtetndërtimit tonë mbanë emrin e Enver Zymberit, si dëshmor në përpjekjet për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë.
Të gjithë ne, Policia e Kosovës dhe kolegët e tij bartin kujtime e krenari për Enverin duke rikujtuar po ashtu të gjithë ne thirrjen për drejtësi për vrasjen e tij.
Gjeneratat e Policisë kanë shembullin më të mirë të një zyrtari policor, që nuk hoqi dorë nga betimi i tij si polic deri në momentet e fundit të jetës së tij.
Lavdi Enver Zymberit dhe gjithë zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës!