Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu dhe kryeministri Albin Kurti u pritën në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se është nder i veçantë takimi me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, me të cilin rikonfirmuam partneritetin tonë të palëkundur, si dhe hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në sektorë të rëndësishëm e strategjik.
Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta intensifikojmë angazhimin e përbashkët diplomatik, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik.
Së bashku qëndrojmë krah për krah në adresimin e sfidave të përbashkëta ndaj paqes, sigurisë, si dhe në promovimin e vlerave tona të përbashkëta demokratike.