Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Filloi Karvani i Diasporës “Shijo Kosovën”

Kor 28, 2022

Ministria e Kulturës ka njoftuar se aktivitete të shumta kulturore dhe artistike do të zhvillohen në qytete të ndryshme të Kosovës në kuadër të Karvanit të Dissporës “Shijo Kosovën”.

Kjo ngjarje filloi në Gjilan në praninë e shumë zyrtarëve të lartë të nivelit qendror e lokal, bashkëatdhetarëve dhe qytetarëve.

Të pranishëm ishin ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, zëvendësministrja e MASHT, Edona Maloku Bërdyna, zëvendësministrja e MPJD, Liza Gashi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni e zyrtarë të tjerë.

Ky organizim është bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim dhe koordinim edhe me disa komuna.

Karvani i Diasporës do të vazhdojë nëpër qytete të tjera të vendit deri më 9 gusht, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM