Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me KFOR-in Ukrainas ka ndërmarrë aksionin për të ofruar ndihmë për qytetarët e Ukrainës.
Të gjithë qytetarët e Prishtinës vullnetarisht do të mund të kontribuojnë duke zgjedhur një apo disa nga produktet, si:
Veshje të përdorura
Veshje verore dhe dimërore për burra, gra, fëmijë dhe foshnje duke përfshirë këpucë, xhaketa, kapele, shall dhe doreza
Produkte të higjienës personale
- Pastë dhëmbësh dhe furça dhëmbësh
- Produkte sanitare për gra
- Sapunë dhe shampoo
- Produkte të rruarjes dhe deodorant
Gjëra shtëpiake
- Jastëkë, jorganë, çarçafë, mbulesa të jastëkëve, batanije dhe peshqirë
- Tenxhere, tiganë, kazanë, gota dhe pjata
Ushqime të konzervuara
(me të paktën 6 muaj të mbetur nga data e skadencës)
- Makarona
- Biskota të thata dhe supë pluhur
- Peshk (sardele, ton), gulash, pashtetë
Produkte për kujdesin e fëmijëve
- Pampers, peceta për fëmijë, pudër për fëmijë dhe krem për fëmijë
- Karroca për fëmijë dhe mbajtëse për fëmijë
Pajisje shkollore
- Stilolapsa, lapsa, lapsa me ngjyra, goma, vizore dhe fletore
Lodra për fëmijë
- Arusha, kukulla, makina, etj.
- Topa sporti, lojëra tavoline, libra për ngjyrosje, etj.
Të gjitha këto mund të dorëzohen në një nga 18 bashkësitë lokale të Kryeqytetit, çdo ditë, duke filluar nga dita e hënë, me datë 1 gusht 2022, deri të enjten, me datë 4 gusht 2022, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.