Manifesta 14 prezanton bashkëpunimin me CRA-Carlo Ratti Associati në botimin më të ri “Megjithatë Publike”, që detajon hulumtimin urban para-bienal të CRA-së dhe vizionin e tyre për Manifesta 14 Prishtina. Libri propozon një metodologji, nje agjendë dhe një analizë për portretizimin e Prishtinës në vitin 2022 dhe më tej.
Publikimi është një mjet për qytetarët e kryeqytetit të Kosovës që të rimendojnë potencialin e qytetit të tyre, si dhe të parashikojnë mundësi të ndryshme për të rigjallëruar dhe rikthyer hapësirën publike të Prishtinës.
Projekti u zhvillua në bashkëpunim me MIT Senseable City Lab dhe Kosovo Architecture Foundation.
Megjithatë Publike është botuar me rastin e Manifesta 14 Prishtina dhe është dizenjuar nga Bardhi Haliti dhe Zuzana Kostelanská. Libri tani mund të blihet në recepsionin e Hotel Grand dhe në Librarinë Dukagjini për 15€, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta Biennial.